Kategoria e Dytë, Grupi A/ Shkumbini dhe Shënkolli dhurojnë spektakël në transfertë, Sopoti likuidon Gramshin. Ja rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2020 | 16:11

Kategoria e Dytë, Grupi A/ Shkumbini dhe Shënkolli dhurojnë spektakël në transfertë, Sopoti likuidon Gramshin. Ja rezultatet

U luajtën ditën e sotme 6 sfidat e vlefshme për javën e tretë të Grupit A të Kategorisë së Dytë. Padyshim që vëmendja më e madhe ishte te përballja mes Luzit dhe Ilirisë që janë 2 ndër pretendentët këtë sezon. Ky takim përfundoi në barazim 1-1.

kategoria_dyte_cover

Ndërkohë në takimet e tjera, Shkumbini vazhdon në shkëlqejë në këtë start kampionati teksa mposhti Mirditën në transfertë me rezultatin 0-4. Fitore të arta edhe për Shënkollin dhe Sopotin. Ndërkohë 2 sfidat e tjera ajo mes Tërbunit dhe Valbonës si dhe Bulqiza-Ada u mbyllën në barazim 2-2.

REZULTATET, GRUPI A: 

Grupi A

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"