Kategoria e Dytë, Grupi A/ Partizani luan “tenis” me Gramshin, Vllaznia bind ndaj Spartakut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2018 | 17:00

Kategoria e Dytë, Grupi A/ Partizani luan “tenis” me Gramshin, Vllaznia bind ndaj Spartakut

Janë luajtur ditën e sotme ndeshjet e javës së tetë të Kategorisë së Dytë. Në grupin A ka rënë në sy fitorja tenistike e Partizanit B me Gramshin me rezultatin 7 me 2. Të kuqtë e mbyllën në rezultatin 2 me 0 pjesën e parë, ndërsa në të dytën shënuan plot 5 gola.

kategoria_e_dyte_nr-470x237-470x237-470x2371-470x237

Nga ana tjetër edhe Vllaznia B vazhdon të eci me hap kampioni duke fituar 4 me 1 me skuadrën e Spartakut dhe duke mbajtur kështu e vetme vendin e parë. Ndërsa më poshtë mund të ndiqni rezultatet e plota të javës së tetë në Kategorinë e Dytë, grupi A. Ndërsa ndeshja midis Kukësit B dhe Kevitanit nuk u zhvilluar për shkak se kjo e fundit është tërhequr nga Kategoria e Dytë.

REZULTATET:

Vllaznia B – Spartaku 4-1

21’ Shaba, 55’ Palushani, 60’, 84′ Dodani / 39’ Smajli

Sopoti – Internacional Tirana 1-0

20’ Cota

Tërbuni – Klosi 1-0

5’ Metani

Tirana B – Ada 3-2

45’ Xhepa, 50’ Ngoo, 54’ Xhepa / 30’ Gjokaj, Galica

Partizani B – Gramshi 7-2

13’, 40, 61, 70 Hysenaj, 82’, 88′ Daci, 90’ Jovani / 20’ Koci, 72’ Duraku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"