Kategoria e Dytë, Grupi A/ Partizani B triumfon në transfertë ndaj Sopotit, Luzi nuk fal në shtëpi. Ja rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 6, 2020 | 19:30

Kategoria e Dytë, Grupi A/ Partizani B triumfon në transfertë ndaj Sopotit, Luzi nuk fal në shtëpi. Ja rezultatet

Pas Kategorisë Superior dhe të Parë, ditën e sotme startoi edhe Kategoria e Dytë, ku u luajtën 3 takimet e vlefshme për Grupi A, ku nuk munguan surprizat.

Partizani b

Kryesuesit e Luzit nuk kanë falur në shtëpi, duke mposhtur me rezultatin 4-1 Gramshin në një sfidë që foli e gjitha për kavajasit.

Një fitore e rëndësishme edhe për Partizanin B, në transfertën e vështirë ndaj Sopotit, që në fillim të sezonit ishte një ndër skuadrat pretendente. Sfidën e vendosi goli i sulmuesit Bërdufi në minutën e 19-të.

Sfida tjetër e Grupi A, ajo mes Spartakut dhe Adës përfundoi me rezultatin e barabartë 4 me 4. Një ndeshje e çmendur. Vendasit arritën të shënonin 3 herë në pjesën e parë, ndërkohë që skuadra nga Velipoja, përmbysi gjithçka në 3-4. Dy minuta nga fundi ishte Muria ai që vendosi baraspeshën, duke shmangur humbjen.

REZULTATET:

SPARTAKU-ADA 4-4

O.Muça 19′, Sorra 30, Gjoka 32′ (p), Muria 88′ / Hasa 33′ (p), 53′ (p), Kacubela 74′, Frroku 77′ 

LUZI – GRAMSHI 4-1

Sejdini 29′, Roshi 40′, Koçi 52′, 90′ / Shukle 83′ 

SOPOTI-PARTIZANI 0-1

Bërdufi 19′ 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"