Kategoria e Dytë, Grupi A/ Partizani B shpartallon Kamzën, Vora dhe Luzi nuk falin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 14, 2019 | 16:52

Kategoria e Dytë, Grupi A/ Partizani B shpartallon Kamzën, Vora dhe Luzi nuk falin

Java e 11-ë e Kategorisë së Dytë, grupi A rezervoi një “festival” golash.

foto1
Në 4 takimet e ditës së sotme u shënuan plot 18 gola. Kryesuesit e grupit A Vora shpartalluan me 4 gola Vllazninë B në fushën e tyre. Dellialisi, Sadiku (2) dhe Mziu “firmosën” fitoren e padiskutueshme ndaj kuqebluve duke ruajtur vendin e parë në klasifikim me 30 pikë pas 11 sfidash.

Nuk zhgënjen as Partizani B, i cili i shkaktoi “tërmet 7 ballë” Kamzës. Po ashtu, edhe Sopoti nuk vuajti aspak për të mundur Internacional Tiranën duke përshëndetur rrjetën e kryeqytetasve 4 herë.
Luzi mori fitore domethënëse ndaj Mirditës duke fituar me shifrat 1-2, fitore që e mban në një radhë me Vorën në garën për t’u kualifikuar në Kategorinë e Parë sezonin e ardhshëm.

Rezultatet e plota të javës së 11-ë për Kategorinë e Dytë janë:

Vora-Vllaznia B 4-0
Partizani B-Kamza 7-0
Sopoti-Internacional Tirana 4-0
Mirdita-Luzi 1-2

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"