Kategoria e Dytë Grupi A/ Mamurrasi nuk paraqitet në Gramsh, Vora konfirmohet pretendente

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2017 | 17:36

Kategoria e Dytë Grupi A/ Mamurrasi nuk paraqitet në Gramsh, Vora konfirmohet pretendente

Në sfidat e luajtura ditën e dielë në grupin A, të vlefshme për Kategorinë e Dytë, Vora është konfirmuar pretendente, pas fitores 0-2 në transfertë ndaj Klosit, dhe vazhdon të kryesojë me pikë të plota, bashkë me Partizanin B dhe Kukësin B.

kategoria_e_dyte_nr

Në ndeshjet e tjera të javës së tretë, Mamurrasi nuk u paraqit në Gramsh, dhe automatikish sfida u fitua në tavolinë nga vendasit, 3-0. Tirana B barazoi 1-1 përballë Veleçikut, ndërsa Internacionali dhe Luzi 2008, arritën të dyja fitore 4-1, përkatësisht përballë Adës dhe Spartakut.

Ndërkohë të premten, Partizani B mundi 4-1 Sopotin, ndërsa ditën e shtunë, Kukësi B mundi 3-0 Kevitanin.

Rezultatet

Internacional Tr 4-1 Ada

Gramshi 3-0 Mamurrasi (Në Tavolinë)

Tirana B 1-1 Veleciku

Klosi 0-2 Vora

Luzi 2008 4-1 Spartaku Tr

Te premte Partizani B – Sopoti 4-1
Te shtunë Kukësi B – Kevitan 3-0

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"