Kategoria e dytë, Grupi A/ Luzi hap fals në shtëpi, Tërbuni fiton dhe i afrohet kreut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 9, 2021 | 16:51

Kategoria e dytë, Grupi A/ Luzi hap fals në shtëpi, Tërbuni fiton dhe i afrohet kreut

Është luajtur mesditën e sotme, sfida Luzi-Tërbuni, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 18-të Kategorisë së Dytë, në Grupin A.

trrrrr

Tërbuni arriti të marrë një fitore të pastër 2-0 në shtëpinë e Luzit. Pjesa e parë u mbyll në avantazh të pukjanëve, me golin e shënuar nga Miloti në minutën e 38’. Me të startuar pjesa e dytë ishte Gjoka i cili dyfishoi shifrat në minutën e 47’ për të hipotekuar kështu fitoren e pukjanëve.

Më këtë fitore Tërbuni ngelet në vendin e 4-ët dhe shkon në kuotën e 35 pikëve, 1 pikë më pak se Luzi që ndodhet në vendin e tretë.

REZULTATI

Luzi-Tërbuni 0-2
Shënues: Miloti 38′, Gjoka 47′

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"