Kategoria e Dytë, Grupi A/ Kukësi nuk ia del përballë Partizanit, Luzi mposht pastër Vllazninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2018 | 15:59

Kategoria e Dytë, Grupi A/ Kukësi nuk ia del përballë Partizanit, Luzi mposht pastër Vllazninë

 

Kanë përfunduar ndeshjet e javës së pestë në Kategorinë e Dytë. Në Grupin A skuadra e Partizanit B arriti të fitonte me rezultatin 0 me 1 në transfertë përballë skuadrës së Kukësit B. Ndërsa në ndeshjet e tjera shkodranët e Vllaznisë B u mundën përballë Luzit në fushën e këtyre të fundit.

kategoria_e_dyte_nr-470x237-470x237-470x2371-470x2373-470x237

Klosi nga ana tjetër ka barazuar me Adën në transfertë, ndërsa Tërbuni ka mundur Internacional Tiranën në fushën e këtyre të fundit. Më poshtë ndiqni rezultatet e ndeshjeve.

Grupi A

Kukësi B-Partizani B 0-1

Kosta 33′

Luzi 2008-Vllaznia B 2-0

Xhakolli 74′, Barçi 94′

Internacional Tirana-Tërbuni 0-1

Taku 72′

Spartaku-Gramshi 2-0

Merdini 57′, 67′

Ada-Klosi 1-1

Limoni 66′ / Pjetri 93′

Kevitan – Tirana B (anuluar)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"