Kategoria e Dytë, Grupi A / Kryesueset nuk gabojnë, Veleçiku ndjek këmba-këmbës Vorën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 18, 2018 | 19:49

Kategoria e Dytë, Grupi A / Kryesueset nuk gabojnë, Veleçiku ndjek këmba-këmbës Vorën

Ka përfunduar java e 14-të e Kategorisë së Dytë, Grupi A. Ky grup nuk ka patur shumë surpriza, pasi kryesueset e Vorës, Veleçikut e Klosit kanë arritur fitore në ndeshjet e tyre.

kategoria_e_dyte_nr

Vora ka fituar ndaj Gramshit me goleadë 4-1 në sfidën e luajtur të shtunën, ndërsa Veleçiku ka fituar ndaj Internacionalit me rezultatin e thellë 3-0.

Klosi ka marrë një fitore të rëndësishme 0-1 ndaj Spartakut, ndërsa Partizani B është ndalur në një barazim pa gola me Luzin.

Ja të gjitha rezultatet e kësaj javës së 14-të  (17-18 shkurt)

Kevitani-Ada                      2-0

Veleçiku-Internacionali                 3-0

Sopoti-Tirana B                 0-0

Spartaku-Klosi   0-1

Luzi 2008-Partizani B       0-0

Kukësi B (pushim)

Vora-Gramshi (Të shtunën)        4-1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"