Kategoria e Dytë, Grupi A/ Kamza humb thellë në transfertë, Klosi triumfon ndaj Tiranës B. Ja rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2019 | 16:25

Kategoria e Dytë, Grupi A/ Kamza humb thellë në transfertë, Klosi triumfon ndaj Tiranës B. Ja rezultatet

Kanë përfunduar tre takimet e ditës së sotme, në Grupin A, të Kategorisë së Dytë, aty ku Kamza ka humbur thellë nga Internacional Tirana, me rezultatin 5-1.

kategoria_e_dyte_nr-470x237-470x237-470x2371-470x237

Ekipi i Kamzës u dorëzua para Internacionalit, e cila shënoi 5 gola nga minuta e 65-të e takimit deri në minuitën e 87-të. Ndërsa miqtë gjetën golin e nderit me anë të Bodes në minutën e fundit, nëpërmjet një 11 –metërshi.

Në sfidën tjetër Sopoti ka mundur Vorën, me rezultatin e pastër 2-0.

Ndërkohë Tirana, humbi nga Klosi në transfertë me rezultatin 3-1. Meshaj kaloi vendasit në avantazh. Beshiraj barazoi për Tiranën, ndërsa Doma dhe Hima kanë vulosur takimin.

Rezultatet e sotme:

Internacional Tirana – Kamza 5-1

Sopoti-Vora 2-0

Klosi Tirana B  3-1

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"