Kategoria e Dytë, Grupi A/ Hap fals i Mirditës, Spartaku shkatërron Internacionalin. Ja të gjitha rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2020 | 17:07

Kategoria e Dytë, Grupi A/ Hap fals i Mirditës, Spartaku shkatërron Internacionalin. Ja të gjitha rezultatet

Janë luajtur ditën e sotme dy ndeshjet e Kategorisë së Dytë në grupin A, të vlefshme për javën e 15-tëkategoria_e_dyte_nr-470x237-470x237-470x2371-470x2373-470x237

Spartaku ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në transfertë, teksa ka mposhtur me rezultatin 4-1 Internacionalin. Një ndeshje kjo mes dy ekipeve të vendeve të fundit, që ka parë fitues Spartakun.

Ndërkohë Vllaznia B dhe Mirdita janë ndarë në barazim 1-1, në një ndeshje të luftuar nga të dyja ekipet. Një hap fals ky për Mirsditën, që humbi një shans për t’iu afruar Sopotit të vendit të tretë.

Në ndeshjet që u luajtën dje, Gramshi mposhti Sopotin, ndërsa Ada triumfoi ndaj Klosit.

DJE

Gramshi-Sopoti   2-1

Ada-Klosi Fc  3-0

SOT

Internacional-Spartaku 1-4

Vllaznia B-Mirdita 1-1

Luzi 2008-Pushim

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"