Kategoria e Dytë, Grupi A/ 18 gola në 5 ndeshje! Elbasani shpërthen me “poker”, bindin edhe debutuesit e Murlanit. Ja të gjitha rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2021 | 23:30

Kategoria e Dytë, Grupi A/ 18 gola në 5 ndeshje! Elbasani shpërthen me “poker”, bindin edhe debutuesit e Murlanit. Ja të gjitha rezultatet

U luajtën ditën e sotme në orën 16:00, pesë sfidat e vlefshme për javën e parë të Grupit A të Kategorisë së Dytë, të cilat prodhuan plot 18 gola. 

topi-kategoria-e-pare

Padyshim që vëmendja më e madhe ishte tek ekipet si Elbasani, Veleçiku dhe Oriku, që vijnë nga Kategoria e Parë, ndërkohë që përballje interesante ishte dhe ajo mes Shënkollit dhe Ilirisë.

Elbasani i Sutës, arriti të triumfonte me rezultatin 0-4 në transfertë ndaj Adës. Fitore e rëndësishme edhe për debutuesit e Murlanit, që mposhtën Internacionalin në transfertë. Detyrën në shtëpi e bëri vetëm Veleçiku ndaj Klosit, teksa dy sfidat Oriku-Bulqiza dhe Shënkolli-Iliria u mbyllën në barazim.

Vlen të theksohet fakti se ditën e djeshme u luajt edhe sfida mes Gramshit dhe Luzit 2008 që ngriti siparin e këtij sezoni të ri. Kjo përballje përfundoi në barazim 2-2.

REZULTATET LIVE:

SHËNKOLLI-ILIRIA 2-2

INTERNACIONAL-MURLANI 1-3

ADA-FK ELBASANI 0-4

VELEÇIKU-KLOSI 3-1

ORIKU-BULQIZA 1-1

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"