KATEGORIA E DYTË, GRUPI A/ 15 gola në 4 sfida! Vora shkëlqen me “manita”, feston Naftëtari, Shënkolli dhe Gramshi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 4, 2023 | 14:56

KATEGORIA E DYTË, GRUPI A/ 15 gola në 4 sfida! Vora shkëlqen me “manita”, feston Naftëtari, Shënkolli dhe Gramshi

U luajtën ditën e sotme katërt sfidat e vlefshme për Grupit A të Kategorisë së Dytë, ku u regjistruan në total plot 15 gola.

kategoria-e-dyte

Spikat triumfi 5-1 i Vorës së Artan Mërgjyshit ndaj Veleçikut, me rezultatin 5-1. Vorakët konfirmohen kështu si skuadra favorite për t’u ngjitur në Kategorinë e Parë, teksa do të rivalizojë fuqishëm me Sopotin dhe Valbonën.

Ndërkohë në sfidat e tjera Shënkolli surprizoi Ilirinë duke e mposhtur me rezultatin 2-4 në transfertë. Naftëtari bëri detyrën në shtëpi ndaj Murlanit me rezultatin 2-0 Fitore dramatike edhe për Gramshin që iu fal një goli në minutën e fundit të shënuar nga Topalli.

REZULTATET

KF GRAMSHI 1-0 F.C BULQIZA

Topalli 90′

ILIRIA 2-4 SHËNKOLLI

Masha 60′ (p), 90′ / Përlesi 48′, Lleshi 56′, 90′, Tushaj 72′

KF NAFTËTARI 2-0 K.F MURLANI

Saraçi 57′, Bani 90′

VORA 5-1 KSSH VELEÇIKU

Raboshta 20′, Stafa 35′ , Gjoni 61′, Vrapi 75′, 83’/ Hajdari 41′

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"