KATEGORIA E DYTË/ Gramshi dhe Flamurtari në krye. Mësoni rezultatet e ndeshjeve në Grupin A dhe B

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2021 | 19:32

KATEGORIA E DYTË/ Gramshi dhe Flamurtari në krye. Mësoni rezultatet e ndeshjeve në Grupin A dhe B

Është mbyllur java e dhjetë e  Kategorisë së Dytë për të dyja grupet A dhe B.

kategoria-e-dyte

 

Në Grupin A Gramshi kryesues fitoi 2-0 ndaj Orikut, duke marrë kreun e Grupit A. Të dyja skuadrat luanin për vendin e parë dhe me këtë fitore Gramshi ngjitet në vendin e parë me 16 pikë. Iliria u mund nga Murlani në shtëpi me rezultatin 0-2.  Me të njëjtin rezultat fitoi dhe Veleçiku ndaj Bulqizës. Ada vazhdon të jetë në vendin e fundit pas humbjes minimale ndaj Luzi 2008 në transfertë.

 

Në Grupin B Flamurtari ka marrë kreun e renditjes pas fitores 2-0 ndaj KF Sopotit. Vlonjatët shkojnë në kuotën e 17 pikëve, po aq sa Devolli, por me golavarazh më të mirë. Këta të fundit u ndalën në barazim 1-1 ndaj Luftëtarit. Festival golash në ndeshjen Labëri-Këlcyra. Vendasit fituan me rezultatin e thellë 6-0.

REZULTATET

GRUPI A (DJE)

Iliria-K.F Murlani 0-2

KF Gramshi-Oriku 2-0

KSSH Veleçiku-Bulqiza 2-0

KF Ada- Luzi 2008 0-1

FC Internacional-KF Klosi 1-4

Shënkolli-FK Elbasani 5-4

 

GRUPI B (SOT)

A.F Luftëtari-KF Devolli 1-1

SHS Albpetrol-FK Tepelena 1-1

KF Naftëtari-SHS Përmeti 1-1

Labëria Fc-FK Këlcyra 6-0

FK Memaliaj-FC Gramozi 1-1

RENDITJA 

Grupi A: Luzi 2008 24 pikë, Gramshi 23, Oriku 20, Veleçiku 19, Iliria 17, Murlani 16,  Elbasani 14, Shënkolli 14, Klosi 10, Bulqiza 8, Ada 3, Internacionali 3

Grupi B: Flamurtari 26, Labëria 23, Devolli 22, Sopoti 19, Albpetroli 14, AF Luftëtari 13, Tepelena 12, Këlcyara 10, Naftëtari 9, Memaliaj 7, Përmeti 6, Gramozi 5

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"