Kategoria e Dytë/ Gol në sekondat e fundit, Devolli zhgënjen në shtëpi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 10, 2021 | 16:05

Kategoria e Dytë/ Gol në sekondat e fundit, Devolli zhgënjen në shtëpi

Devolli i trajnerit Trifon Meraku ka zhgënjyer në ndeshjen e parë të vitit 2021, teksa nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 në shtëpi, përballë Memaliajt.

Devolli 2-2

Juglindorët kanë si objektiv rikthimin në Kategorinë e Parë këtë sezon, teksa ky hap fals ishte si një “rrufe në qiell” të hapur për skuadrën nga qyteti i Bilishtit.

Miqtë nga Memaliaj realizuan 2 herë në minutat 39 dhe 60 me anë të Mezinit, ndërkohë që bardheblutë shmangën humbjen dramatike në frymën e fundit.

Devolli barazim

Fillimisht ishte Xhambazi ai që ngushtoi shifrat në minutën e 66-të, teksa Kapllani vulosi rezultatin 2-2. Me këtë barazim Devolli u ngjit në kuotën e 17 pikëve, teksa momentalisht është 2 pikë larg nga kryesuesit e Maliqit dhe Labërisë që kanë edhe 2 ndeshje më pak.

FT: DEVOLLI-MEMALIAJ 2-2

GOLAT: Xhambazi 66’, Kapllani 90+4’ / Mezini 39’, 60’

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"