Kategoria e Dytë, FSHF bën “çorbë” grupet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 16, 2018 | 18:42

Kategoria e Dytë, FSHF bën “çorbë” grupet

Federata Shqiptare e Futbollit, veç të tjerave ka miratuar sot strukturën e Kategorisë së Dytë, e cila ashtu si më parë do të jetë e ndarë në 2 grupe A dhe B.

kategoria_e_dyte_nr-470x237-470x237-470x2371-470x2373-470x237

Deri këtu gjithçka duket në rregull, ndërsa po t’i hedhësh një sy ndarjes së grupeve, vëren se Sopoti i Librazhdit bën pjesë në Grupin A, ndërsa Termi i Tiranës në Grupin B.

Një vendim disi i çuditshëm, pasi Sopoti është pjesë e qarkut të Elbasanit dhe duhet të ishte në Grupin B aty ku ndodhet dhe Shkumbini.

Goli i Sopotit

Ndryshe nga sezoni i kaluar ekipi i Sopotit do t’i zhvillojë ndeshjet në Librazhd dhe do të ishte më e drejtë të bënte pjesë në Grupin B, ndërkohë që për Termin e Tiranës do të ishte më i përshtatshëm Grupi A, atje ku ndodhet edhe Partizani B, Tirana B, Internacionali i Tiranës, Kevitani dhe Spartaku, të gjitha këto skuadra të kryeqytetit.

Grupi A

Vllaznia B
Tërbuni
Klosi
Spartaku
Partizani B
Luzi 2008
Gramshi
Tirana B
Internacional Tirana
Sopoti
Kukësi B
Ada
Kevitan
Rubiku

 

Grupi B

Shkumbini
Naftëtari
Albpetrol
Devolli
Delvina
Butrinti
Maliqi
Këlcyra
Skrapari
Tepelena
Memaliaj
Gramozi
Përmeti
FC.Termi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"