Kategoria e Dytë/ Flamurtari shpërthen me goleadë, ngec Elbasani. Sopoti shtang Luftëtarin, ja rezultatet e 9 sfidave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2021 | 16:15

Kategoria e Dytë/ Flamurtari shpërthen me goleadë, ngec Elbasani. Sopoti shtang Luftëtarin, ja rezultatet e 9 sfidave

Janë mbyllur 9 sfidat e luajtura drekën e sotme për Kategorinë e Dytë për të dyja grupet.

kategoria-e-dyte

Në Grupin A, Elbasani ka ngecur në një barazim 1-1 me Orikun duke iu falur golit të Shukle në minutën e 78’ që shmangi humbjen për elbasanasit. Elbasani tani renditet në vendin e 5-të në kuotën e 7 pikëve, ndërsa Grupin A e udhëheq Shënkolli me 10 pikë. Pikërisht këta të fundit mposhtën pastër 2-0 Veleçikun për të marrë kryesimin e kampionatit. Në sfidën tjetër, Iliria barazoi pa gola me Luzin.

Në Grupin B, Luftëtari u befasua nga Sopoti duke u mundur 2-1 në transfertë. Gjirokastritët renditen në vendin e 7-të me vetëm 5 pikë të grumbulluara në 4 ndeshje. Në sfidat e tjera, Flamurtari shkatërroi 6-0 Përmetin, Gramozi u mposht 0-1 në shtëpi nga Devolli, Këlcyra triumfoi 2-0 me Tepelenën, Labëria barazoi 2-2 me Naftëtarin, ndërsa Memaliaj dhe Albpetroli barazuan pa gola 0-0.

REZULTATET

GRUPI A

Shënkolli-Veleçiku 3-0

Elbasani-Oriku 1-1

Iliria-Luzi 0-0

GRUPI B

Memaliaj-Albpetrol 0-0

Labëria-Naftëtari 2-2

Këlcyra-Tepelena 2-0

Gramozi-Devolli 0-1

Sopoti-Luftëtari 2-1

Flamurtari-Përmeti 6-0

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"