KATEGORIA E DYTË/ KF Elbasani dhe Luftëtari kërkojnë fitoren që në start, mësoni 9 sfidat interesante të ditës së sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2021 | 11:28

KATEGORIA E DYTË/ KF Elbasani dhe Luftëtari kërkojnë fitoren që në start, mësoni 9 sfidat interesante të ditës së sotme

Sot do të luhen 9 ndeshjet e javës së parë të Kategorisë së Dytë.

kategoria-e-dyte

Gjatë ditës së djeshme u luajtën dy ndeshjet e para një të grupit A dhe një e grupit B. Gramshi barazoi 2-2 ndaj Luzit, ndërsa Labëria triumfoi në shtëpi 2-1 ndaj Sopotit.

Dita e sotme do të ofrojë përballje interesante ku në orën 16:00 do të luhen 9 takime. Shtyhet pa afat ndeshja e grupit B mes Memaliajt dhe Flamurtarit teksa tek skuadra vlonjate janë infektuar katër lojtarë me COVID-19.

Në grupin A do të luhen këto ndeshje: Shënkolli-Iliria, Internacional-Murlani, Ada-KF Elbasani, Veleçiku-Klosi dhe Oriku-Bulqiza.

Në grupin B përveç Memaliaj-Flamurtari që është shtyrë do të zhvillohen këto sfida: Naftëtari-Gramozi, Albpetrol-Këlcyra, AF Luftëtari-Përmeti dhe Devolli-Delvina.

SFIDAT E DITËS SË SOTME TË JAVËS SË PARË NË KATEGORINË E DYTË –

GRUPI A –

SHËNKOLLI – ILIRIA | 16:00

INTERNACIONAL – MURLANI | 16:00

ADA – KF ELBASANI | 16:00

VELEÇIKU – KLOSI | 16:00

ORIKU – BULQIZA | 16:00

GRUPI B –

NAFTËTARI – GRAMOZI | 16:00

ALBPETROL – KËLCYRA | 16:00

AF LUFTËTARI – PËRMETI | 16:00

DEVOLLI – TEPELENA | 16:00

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"