Kategoria e Dytë/ Flamurtari dhe Luftëtari në të njëjtin grup, Elbasani e Oriku përfundojnë në veri. Ja ndarja e plotë
Federata Shqiptare e Futbollit ka zbuluar ditën e sotme edhe ndarjen e grupeve në Kategorinë e Dytë, ku këtë sezon, si asnjëherë më parë, do të militojnë emra të mëdhenj të futbollit shqiptar, si Flamurtari, Elbasani dhe Luftëtari.
Të dy grupet A dhe B do të jenë të përbëra nga 12 skuadra. Flamurtari dhe Luftëtari do të jenë pjesë e grupit të jugut (atij B), ndërkohë që Oriku dhe Elbasani kanë përfunduar në veri, (grupi A). Vlen të theksohet fakti se në grupin B ka kaluar edhe Sopoti i Librazhit, që për disa sezone militoi në grupin A. Për më tepër shikoni ndarjet e plota të të dyja grupeve.
GRUPI A:
Elbasani
Oriku
Shënkolli
Iliria
Internacional Tirana
Ada
Veleçiku
Klosi
Gramshi
Luzi
Bulqiza
GRUPI B
Flamurtari
Luftëtari
Devolli
Labëria
Sopoti
Memaliaj
Tepelena
Këlcyra
Albpetroli
Gramozi
Naftëtari
Përmeti
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"