KATEGORIA E DYTË/ Finalja, “Play Off” dhe “Play Out”, zbardhet axhenda

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 8, 2023 | 12:06

KATEGORIA E DYTË/ Finalja, “Play Off” dhe “Play Out”, zbardhet axhenda

Vora dhe Elbasani janë ngjitur zyrtarisht në Kategorinë e Parë si kampionë të Grupeve A dhe B. Të enjten më 11 maj, ora 18:00, në stadiumin “Air Albania”, skuadrat do të luajnë finalen e Kategorisë së Dytë për të përcaktuar ekipin që fiton titullin e sezonit 2022-2023.

kategoria-e-dyte

NDESHJET SHTESË – Të enjten më 11 maj, ora 15:00, do të zhvillohen këto ndeshje: Veleçiku-Naftëtari dhe Valbona-Sopoti për Grupin A, si dhe Pogradeci-Devolli dhe Labëria-Butrinti për Grupin B. Në rast barazimi pas 90 minutave, skuadra e renditur më mirë në klasifikimin përfundimtar kualifikohet në ndeshjen finale të “play off”-it.

Finalet do të zhvillohen në një stadium të përcaktuar nga FSHF-ja. Në rast barazimi të dy finaleve të grupeve, do të zhvillohet koha shtesë 2 herë nga 15 minuta. Më pas, fituesja e “play off”-it të Grupit A do të zhvillojë një ndeshje finale me vendin e 9-të të Kategorisë së Parë. Ndërsa fituesja e ndeshjes “play off” të Grupit B, do të luajë ndaj vendit të 10-të të Kategorisë së Parë. Të dyja këto ndeshje do të zhvillohen në fusha asnjanëse, në një stadium të përcaktuar nga FSHF-ja.

* Bulqiza, Ada, Memaliaj dhe Albpetroli janë ekipet që zbritën direkt në Kategorinë e Tretë. Gramshi i Grupit A do të luajë të enjten më 11 maj një ndeshje “play out” me Tepelenën e Grupit B, në stadiumin “Roza Haxhiu” të Lushnjës, ora 15:00. Ekipi fitues i kësaj ndeshjeje qëndron në Kategorinë e Dytë, ndërsa humbësi luan një takim shtesë me skuadrën që pozicionohet në vendin e tretë të Kategorisë së Tretë. Kjo ndeshje do të zhvillohet në një stadium neutral të përcaktuar nga FSHF-ja.

FINALE KATEGORIA E DYTË

18:00 Vora – Elbasani

PLAY OFF / GRUPI A

15:00 Veleçiku – Naftëtari
15:00 Valbona – Sopoti

PLAY OFF / GRUPI B

15:00 Pogradeci – Devolli
15:00 Labëria – Butrinti

PLAY OUT

15:00 Gramshi – Tepelena

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"