Kategoria e Dytë/ Ekuban shënon tek Partizani, Tomori thyen Albeptrolin. Fiton Maliqi, ja rezultatet në dy grupet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2019 | 16:00

Kategoria e Dytë/ Ekuban shënon tek Partizani, Tomori thyen Albeptrolin. Fiton Maliqi, ja rezultatet në dy grupet

Janë luajtur ditën e sotme dy takimet e mbetura në grupin A të Kategorisë së Dytë, si dhe gjashtë takimet në grupin B, të vlefshme për javën e 9-të.

kategoria_e_dyte_nr-470x237-470x237-470x2371-470x237

Partizani B mposhti thellë me shifrat 4-0 Spartakun në grupin A, ku golat u shënuan nga Kodra, Balla, Kita si edhe Ekuban. Në takimin tjetër, Mirdita mposhti Klosin në transfertë 0-1.

Maliqi arriti një fitore të thellë 1-4 ndaj Përmetit, ndërkohë që Tomori fitoi në kryendeshjen e javës, 1-2 në fushën e Albpetrolit. Kovaçi dhe Daullxhiu shënuan për beratasit, ndërkohë që goli i Priftit nuk mjaftoi për Albeptrolin.

Gjithsesi, Albeptroli vazhdon të mbajë vendin e parë me 21 pikë, ndërsa afrohet me 19 pikë Tomori. Më poshtë, rezultatet e sotme nga Kategoria e Dytë.

Grupi A

Partizani-Spartaku 4-0

Klosi-Mirdita 0-1

Grupi B

Përmeti-Maliqi 1-4

Gramozi-Këlcyra 1-1

Memaliaj-Skrapari 4-2

Albeptrol-Tomori 1-2

Delvina-Naftëtari 1-0

Selenica-Tepelena 2-0

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"