Kategoria e Dytë/ Delvina “paqe” në derbin ndaj Butrintit, Maliqi dhe Albpetroli nuk falin. Ja rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2020 | 0:32

Kategoria e Dytë/ Delvina “paqe” në derbin ndaj Butrintit, Maliqi dhe Albpetroli nuk falin. Ja rezultatet

Janë mbyllur para pak minutash 6 ndeshjet e Kategorisë së Dytë, të vlefshme për javën e 14-të. Në grupin A, Klosi ka mposhtur me rezultatin 3-0 Vllazninë B.kategoria_e_dyte_nr-470x237-470x237-470x2371-470x237

Në grupin B, Nafëtari ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Skraparit, me rezultatin 1-0. Me të njëjtin rezultat ka fituar edhe Tepelena ndaj Këlcyrës.

Maliqi ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Selenicës, me rezultatin 2-0. Barazim spektakolar ka qenë ai mes Delvinës edhe Butrintit, ndeshja e cila u mbyll në barazim 2-2. Albpetroli mposhti në shtëpi 2-0 Përmetin.

Grupi A

Klosi-Vllaznia B 3-0

Grupi B

Naftëtari-Skrapari 1-0

Tepelena-Këlcyra 1-0

Selenica-Maliqi 0-2

Delvina-Butrinti 2-2

Albpetrol-Përmeti 2-0

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"