Kategoria e Dytë/ Albpetroli për pikë në Memaliaj, Ded Ndreca rishikon vendimin për shkrirjen e ekipit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 26, 2017 | 14:26

Kategoria e Dytë/ Albpetroli për pikë në Memaliaj, Ded Ndreca rishikon vendimin për shkrirjen e ekipit

DOMOSDOVA

Përrenjasakët vazhdojnë normalisht stërvitjen këto ditë, teksa fitorja me Gramozin u ka ngritur moralin futbollistëve. Këtë javë, shorti përballë u ka vënë elbasanasit që kryesojnë klasifikimin dhe, në letër, përballja është tejet e vështirë për ekipin e Karriqit. Por, pavarësisht klasifikimit, përrenjasakët nuk ndihen aspak inferiorë.

Domosdova

Bruno Vreto është sulmuesi që garanton gol në këtë përballje. “Kam tri javë që jam bashkuar me grupin dhe ende nuk jam zhbllokuar. Do shënoj këtë javë”, tha Vreto. /Lear Hyka

MAMURRASI

Presidenti i Mamurrasit, Ded Ndreca, ka rishikuar vendimin e tij për shkrirjen e ekipit të futbollit. Kjo për pasojë të insistimit të futbollistëve që të mos ndodhte diçka e tillë. Presidenti thotë se ka vendosur të respektojë mendimin e grupit.

ded ndreca

“Sa i takon takimit të fundit që duhej të luhej në Mamurras, kam mbetur i zhgënjyer. Mungesa e seriozitetit nga forcat e rendit, u ka mohuar të drejtën djemve për të luajtur ndeshjen që pritej nga të gjithë. U bëj thirrje forcave të rendit të tregohen serioz”, tha Ndreca. /Ahmet Zani

SKRAPARI

Skrapari ka zhgënjyer në katër ndeshjet e para duke regjistruar po kaq humbje. Në ndeshjen e fundit, skuadra pati rritje të ndjeshme, duke e përballuar me sukses kundërshtarin. Sipas portierit veteran Kodjan Beqollari, skuadra zhvilloi një ndeshje të mirë, duke u përballur si i barabartë me Elbasanin pretendent.

Skrapari

“Mendoj se kemi zhvilluar një ndeshje të mirë deri në momentin e ndërprerjes, pavar- ësisht rezultatit. Loja ishte thuajse e barabartë. Ndoshta ishte një nga ndeshjet më të mira për ne”. /Arben Çepani

GRAMOZI

Edhe pse është përpjekur shumë dhe ka pasur raste pa numër për shënim, Gramozi nuk ka shmangur dot humbjen edhe këtë javë në transfertën e Përrenjasit. Për këtë, trajneri Qirjako thotë:

Gramozi

“Pavarësisht humbjes, kam mbetur i kënaqur nga loja e futbollistëve. Kemi zhvilluar një lojë sulmuese gjatë 90 minutave. Lojtarët janë treguar tepër të angazhuar, por fati dhe këtë radhë nuk ka qenë me ne si pasojë e nxitimit në momente të veçanta. Një gabim i portierit bëri që të ktheheshim pa pikë”. /Koço Lilo

ALBPETROLI

Skuadra e Albpetrolit vijon përgatitjet për ndeshjen e radhës në transfertë ndaj Memaliajt. Këtë takim, patosarakët e kanë vlerësuar maksimalisht. Mesfushori Redian Hatia, prej të cilit ekipi pret shumë, thotë: “Kundërshtarin e vlerë- sojmë, por do të bëjmë të pamundurën të dalim nga takimi me rezultat pozitiv.

Albpetroli

Deri tani jemi paraqitur mirë, por kemi qenë të pafat për të shënuar. Po punojmë fort, që nga fusha e Memaliajt nuk do të dalim pa pikë”, përfundon prononcimin e tij për gazetën Hatia. /Amarildo Gropa

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"