KATEGORIA E DYTË/ 19 gola në 5 ndeshjet e javës së parë! Shtanget Vora e Mërgjyshit, ja të gjitha rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2022 | 15:59

KATEGORIA E DYTË/ 19 gola në 5 ndeshjet e javës së parë! Shtanget Vora e Mërgjyshit, ja të gjitha rezultatet

Plot 19 gola të shënuara në 5 ndeshjet e javës së parë në Grupin B të Kategorisë së Dytë, ku nuk munguan surprizat. Pretendentët e Vorës u mposhtën me rezultatin befasues 4-2 nga Shënkolli. Kalendari kishte përcaktuar Vorën si skuadër pritëse, por me marrëveshje u vendos që dueli i parë të luhej në Shënkoll. Gjithsesi mund të konsiderohet si një humbje e paparashikuar kjo për skuadrën e Mërgjyshit, që vjen me objektiva madhore këtë sezon. 

kategoria-e-dyte

Ndërkohë në duelet e tjera, Naftëtari mposhti me rezultatin 5-0 Bulqizën. Fitore të artë arriti në transfertë dhe Sopoti ndaj Grashmit, ndërkohë që Veleçiku dhe Iliria bënë detyrën në shtëpi respektivisht përballë Murlanit dhe Adës.

REZULTATET LIVE: 

GRAMSHI-SOPOTI 0-2

Myslimi 7′ (p), Kallufi 90+3′ 

ILIRIA-ADA 2-1

Hasanaj 25′, Xhymerti 64′  / Leceja 69′ 

NAFTËTARI-BULQIZA 5-0

Saraçi 31′ , 50′ (p), 81′, Pepa 59′, Kumanaku 72′  

SHËNKOLLI – VORA 4-2

 Zefi 5′ , Lleshi 63′, 80′ , Hoxha 81′ / Raboshta 59′ (p), 68′  

VELEÇIKU-MURLANI 2-1

Banushaj 19′, Shekaj 31′ 

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"