KATEGORIA E DYTË/ 18 gola në 7 sfida! Elbasani shkëlqen në minutat e fundit, Luftëtari zhgënjen sërish. Ja të gjitha rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2021 | 18:05

KATEGORIA E DYTË/ 18 gola në 7 sfida! Elbasani shkëlqen në minutat e fundit, Luftëtari zhgënjen sërish. Ja të gjitha rezultatet

U luajtën ditën e sotme, duke filluar nga ora 16:00, shtatë sfidat e vlefshme për javën e dytë të Kategorisë së Dytë, ku nuk munguan surprizat. Në përballjen e vetme të Grupit B, AF Luftëtari zhgënjeu sërish, teksa nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola në transfertë ndaj Këlcyrës. Në 2 javë skuadra gjirokastrite ka siguruar vetëm 2 pikë.

kategoria-e-dyte

Ndërkohë në 6 takimet e Grupit A, spikasin fitore t e Elbasani dhe Luzit në shtëpi, ndërkohë që Shënkolli dhe Iliria kanë bërë detyrën respektivisht përballë Internacionalit dhe Bulqizës.

Elbasanati iu falët 2 golave në minutat e fundit, teksa sfida e luajtur në orën 14:00, mes Klosit dhe Gramshit përfundoi me rezultatin 1-3. Ndërkohë rezultat surprizë në Grupin A, mund të konsiderohet triumfi në transfertë i Adës ndaj Murlanit.

REZULTATET: 

GRUPI A –

SHËNKOLLI – INTERNACIONAL | 3-1

Lleshi 16′, 44′, Djala 11′ 

LUZI – ORIKU | 1-0

Merdini 79′ 

KF ELBASANI – VELEÇIKU | Në Peqin | 2-0

Mustafaj 86′, Solomon 90+2′ 

MURLANI – ADA | 0-2

Selimaj 62′ (Autogol), Frroku 90+8′

ILIRIA – BULQIZA | 4-1

Guni 9′, 73′, Pasha 19′, Qevani 90+3′  / Ferruku 34′ 

KLOSI – GRAMSHI | Në Peshkopi | 1-3

Mallunxa 75′  / Baku 16′,  Balliu 65′, 81′

GRUPI B –

KËLCYRA – AF LUFTËTARI 0-0

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"