KATEGORIA E DYTË/ 12 skuadra në fushën e blertë, zbuloni sfidat interesante të ditës së sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2021 | 10:04

KATEGORIA E DYTË/ 12 skuadra në fushën e blertë, zbuloni sfidat interesante të ditës së sotme

Sot me fillim nga ora 15:00, do të zhvillohen 6 sfidat e javës së 20 të Grupit B të Kategorisë së Dytë.

kategoria_dyte_cover

Kryesuesit e Maliqit do të sfidojnë në transfertë skuadrën e Naftëtarit. Butrinti i vendit të dytë do të presë në shtëpi skuadrën e Tepelenës. Labëria do të ndeshet në shtëpi kundër skuadrës së Devollit. Memaliaj do të presë në shtëpi Përmetin. Albpetrol do të luajë ndaj Delvinës. Gramozi do të sfidojë në transfertë skuadrën e Skraparit.

SFIDAT E DITËS SË SOTME TË GRUPIT B, NË KATEGORINË E DYTË –

k2

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"