Katastrofa e Mançester Junajtid, zgjidhjen e jep…Konor MekGregor

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 26, 2021 | 21:23

Katastrofa e Mançester Junajtid, zgjidhjen e jep…Konor MekGregor

Forma e dobët e Mançester Junajtid ka bërë që shumë tifozë të irritohen me skuadrën, veçanërisht me trajnerin Solskjaer. Një ndër ta është dhe ish kampioni i UFC-së, Konor MekGregor.

konor

Irlandezi njihet si një ndër tifozët më të zjarrtë të Junajtid. 33 vjeçari ka dhënë së fundmi një intervistë, në të cilën jep zgjidhjen e tij për problemin që po kalon skuadra.

“Problemi qëndron se tek Junajtid janë disa lojtarë që debatojnë me njëri-tjetrin. Atyre u duhet dikush që të jetë mbi të tjerët dhe të marrë drejtimin e skuadrës. Solskjaer ishte në stol kur Ronaldo luante, ishin shokë skuadre, kjo nuk mjafton. Kam respekt për trajnerin, por roli i tij duhet rregulluar. Ky është mendimi im”.

Solskjaer është vënë në qendër të kritikave sepse nuk po arrin të gjejë formulën e duhur që të rikthejë skuadrën tek sukseset. Madje ka nga ata të cilët thonë se norvegjezi e ka humbur besimin e skuadrës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"