KATAR 2022/ Simulohet shorti, Italia “gjen” Ronaldon në… finale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2021 | 14:41

KATAR 2022/ Simulohet shorti, Italia “gjen” Ronaldon në… finale

Shanset e Kristiano Ronaldos për të lua jtur në Botërorin e tij të pestë, janë në rrezik sipas shortit të “play off”-it, simuluar nga “The Sun”. Portugalia e tij ndodhet në Rrugën B, bashkë me kampionët e Europës, Italinë, çka do të thotë se vetëm një mes gjigantëve europianë do të shkojë në Botërorin e Katarit vitin e ardhshëm.

KATAR 2022 1

Sipas goglave të “The Sun”, Portugalia do të eliminojë Maqedoninë e Veriut në gjysmëfinale, ndërkohë që “Axurrët” do të jenë shumë të fortë përballë Austrisë së Alabës. Kjo do të sillte një përballje Portugali-Itali në finale, e cila do të përcaktonte një nga 3 biletat e fundit që do të shkojnë në Katar nga kontinenti plak.

CR7 u largua në lot pas ndeshjes së fundit në grupin kualifikues kundër Serbisë, e cila shënoi në minutën e fundit duke i parakaluar në renditje dhe duke e mbyllur në vend të parë në Grupin A. Humbja 2-1 e detyroi Portugalinë që të shkonte në shortin e “play off”-eve, i cili ka një tjetër emër të madh si Italia.

Kampionët e Europës, të cilët renditen në vend të pestë në botë, rrëshqitën në vendin e dytë pas barazimeve kundër Zvicrës dhe Irlandës së Veriut në ndeshjet e fundit në grup. Kjo do të thotë se skuadra e Roberto Mançinit do të ketë rrugën më të vështirë për të shkuar në Botëror pas triumfit në Europë.

Uellsi dhe Skocia janë ndarë në simulimin e shortit të djeshëm. Skuadra e Garet Bejlit gjeti Turqinë në Rrugën A, ndërsa Skocia Republikën Çeke në Rrugën C. Por, pavarësisht se dy kombëtaret britanike shmangin Portugalinë dhe Italinë, biletat e tyre në Katar nuk janë aspak të sigurta. Uellsi mund të gjejë Poloninë e Robert Levandovskit në finalen e “play off”-it.

Ose atyre do t’u duhet të kalojnë Rusinë, e cila nuk arriti të shkonte direkt në Botëror përmes kualifikueseve për vetëm 1 pikë, pasi fitoi 7 nga 10 ndeshjet e saj të grupit.

Gjërat janë pak më të thjeshta për Skocinë në rast se ata kalojnë Republikën Çeke. Suedia mund të jetë rivali i tyre i mundshëm në finale, por nordikët do të jenë pa Ibrën, i cili u pezullua pas ndërhyrjes brutale ndaj Azpilikuetës. Nëse ndeshjet e “play off”-eve do të përfundojnë në barazim, atëherë do të ketë kohë shtesë dhe pastaj penallti.

SH

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"