KATAR 2022/ Mesi dhe Lautaro “tango” ndaj Uruguajit, Brazili “ngec” me Kolumbinë. Ja sfidat e përfunduara (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 11, 2021 | 14:42

KATAR 2022/ Mesi dhe Lautaro “tango” ndaj Uruguajit, Brazili “ngec” me Kolumbinë. Ja sfidat e përfunduara (VIDEO)

Kanë përfunduar 5 sfidat e dyta të muajit tetor për fushatën kualifikuese të Botërorit “KATAR 2022” në Amerikën e Jugut.

LAUTARO 1

Brazili ka barazuar në transfertë kundër Kolumbisë pa gola 0-0. Skuadra e drejtuar nga Tite praktikisht e ka siguruar biletën për në Katar, sepse kryeson grupin me 28 pikë të grumbulluara në 10 ndeshje dhe me golavarazhin më të mirë, pasi ka shënuar deri tani 22 gola dhe ka pësuar vetëm 3 të tillë.

Argjentina ka triumfuar 3-0 në shtëpi ndaj Uruguajit ku Lionel Mesi dhe Lautaro Martinez kanë dhuruar “show”. I pari që shënoi ishte ylli i PSG-së në minutën e 38′, më pas në minutën e 44′ ishte Rodrigo De Pol ai që dyfishoi shifrat. Sulmuesi i Interit I vuri kapakun sfidës në minutën e 62′. Kombëtarja “Albiceleste” renditet e dyta në kuotën e 22 pikëve ndërsa Uruguaji në vendin e katërt duke koleksionuar 16 pikë.

Kili ka arritur një sukses 2-0 në shtëpi ndaj Paraguajit. Golat u rezervuan në fraksionin e dytë të takimit kun ë minutën e 69′ ishte Brereton ai që zhbllokoi sfidën dhe pas 3 minutash ishte ish-mesfushori i Juventusit, Mauricio Isla ai që përfundoi këtë takim me golin e dyë dhe të fundit të ndeshjes.

Venezuela ka mposhtur në shtëpi skuadrën e Ekuadorit, dhe Bolivia ka triumfuar minimalisht 1-0 në shtëpi kundër Perusë.

Kujtojmë që në Amerikën e Jugut kualifikohen direkt 4 të parat në grup dhe e pesta luan në “play off”-in interkontinental.

SFIDAT E PËRFUNDUARA –

KOLUMBI 0-0 BRAZIL

ARGJENTINË 3-0 URUGUAJ

Mesi 38′, De Pol 44′, Lautaro 62′

KILI 2-0 PARAGUAJ

Brereton 69′, Isla 72′

VENEZUELË 2-1 EKUADOR

Maçis 45+1′, Belo 64′

BOLIVI 1-0 PERU

Vaca 83′

RENDITJA –

RE

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"