KATAR 2022/ Brazili “poker” Uruguajit, Argjentina i falet Lautaro Martinezit. Mësoni të gjitha sfidat e përfunduara (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2021 | 15:17

KATAR 2022/ Brazili “poker” Uruguajit, Argjentina i falet Lautaro Martinezit. Mësoni të gjitha sfidat e përfunduara (VIDEO)

Kanë përfunduar 5 sfidat e fundit të muajit tetor për fushatën kualifikuese të Botërorit “KATAR 2022” në Amerikën e Jugut.

lautaro argjentina

Brazili ka arritur të korrë një sukses me “poker” duke mposhtur 4-1 në shtëpi Uruguajin. Lojtari më deçiziv ishte Nejmar i cili realizoi një gol në minutën e 10′, dhe dhuroi dy asist, një tek goli i Rafinja në minutën e 58′ dhe Gabigolit në minutën e 83′.

Protagonist ishte dhe Rafinja i cili realizoi një dopietë, ku goli tjetër ishte në minutën e 18′. Goli i vetëm i ndeshjes nga Uruguaji, u realizua nga Luis Suarez në minutën e 77′.

Kjo fitore e “Seleçaos” e mban ende në vendin e parë në kuotën e 31 pikëve, ndërsa Uruguaji renditet në vendin e 5 në kuotën e 16 pikëve.

Argjentina arriti një fitore minimale me rezultatin 1-0 ndaj Perusë duke iu falur golit të interistit Lautaro Martinez në minutën e 43′. Peruja humbi shansin e artë të barazimit të takimit në minutën e 65′ me anë të Jotun i cili humbi një 11-metërsh. Me këtë sukses, kombëtarja “Albiceleste” klasifikohet në vendin e 2 në kuotën e 25 pikëve, ndërsa Peruja në vendin e 9 duke grumbulluar 11 pikë.

Kili ka triumfuar 3-0 në shtëpi ndaj Venezuelës, ku heroi i takimit ishte mbrojtësi i Fiorentinës, Erik Pulgar i cili shënoi një dopietë në minutat 18′ dhe 37′ falë një super Aleksis Sançez i cili dhuroi dy asiste tek dy golat e parë të takimit. Goli i tretë u realizua nga Brereton në minutën e 73′.

Bolivia triumfon me “poker”, 4-0 kundër Paraguajit në shtëpi. Goli i parë u realizua nga Ramajo në minutën e 21′, i dyti u shënua nga Vijareal në minutën e 53′, i treti nga Abrego në minutën e 84′ dhe goli i katërt dhe i fundit i këtij takimi u realizua nga Fernandez në minutën e 90+4′.

Takimi mes Kolumbisë dhe Ekuadorit, përfundoi me rrjeta të paprekura, me barazimin e bardhë pa gola 0-0.

SFIDAT E PËRFUNDUARA –

BRAZIL 4-1 URUGUAJ

Nejmar 10′, Rafinja 18′, 58′, Gabigol 83′ / Suarez 77′

ARGJENTINË 1-0 PERU

Lautaro Martinez 43′

KILI 3-0 VENEZUELË

Pulgar 18′, 37′, Brereton 73′

BOLIVI 4-0 PARAGUAJ

Ramajo 21′, Vijareal 53′, Abrego 84′, Fernandez 90+4′

KOLUMBI 0-0 EKUADOR

RENDITJA –

RE

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"