Katalanasit të frikshëm në “Kamp Nou”, Barça-Çelsi luhet në “bunkerin” e Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 14, 2018 | 11:52

Katalanasit të frikshëm në “Kamp Nou”, Barça-Çelsi luhet në “bunkerin” e Europës

Fundi apo horizonte të reja? Këtë herë nuk ka rrugë tjetër. Barcelona-Çelsi do të vendosë jo vetëm ekipin çerekfinalist në Ligën e Kampionëve, por edhe fatin e aventurës angleze të Antonio Konte. Ndeshja e kthimit në fazën e 1/8-ave të Championsit mund të orientojnë disi të ardhmen e trajnerit italian.

Celsi Barcelona

Barazimi 1-1 në ndeshjen e parë lë gjithçka të hapur për sfidën në Katalonjë, e cila do të luhet sot në mbrëmje. Blutë e Londrës mund ta përmbysin këtë rezultat dhe kanë shembullin në shtëpinë e tyre kur Roberto Di Mateo me leksionet italiane eliminoi Barcelonën në gjysmëfinalen e vitit 2012.

BUNKER I EUROPËS

Cesk Fabregas e njeh mirë stadiumin “Kamp Nou” dhe atmosferën e jashtëzakonshme që krijohet aty në ndeshjet vendimtare. Ai ka thënë se 90 minutat e sotme do të jenë një përjetë- si për Çelsin. Dhe statistikat tregojnë se mesfushori spanjoll ka të drejtë.

Në 21 ndeshjet e luajtura në “Kamp Nou” këtë sezon, katalanasit kanë arritur 18 fitore, 2 barazime dhe vetëm 1 humbje. Ata kanë arritur të shënojnë 60 gola dhe ta mbajnë portën e paprekur për 14 ndeshje. Çelsi duhet t’i marrë mirë masat për të bërë surprizën dhe mrekullinë në Spanjë.

Barcelona Chesli

Humbjen e fundit ua ka shkaktuar Reali i Madridit në Superkupë, ndërsa në Champions kanë 3 fitore nga 3 të mundshme me 8 gola të shënuar dhe 1 të pësuar. Në kampionat, formacioni i Valverdes ka 11 fitore dhe 2 barazime, me 38 gola të shënuar dhe 6 të pësuar. Në “Kupën e Mbretit”, katalanasit kanë 4 fitore me 13 gola të shënuar dhe 0 të pësuar.

MBROJTJE E HEKURT

Nëse ka një aspekt që Ernesto Valverde ka përmirësuar në ekipin e Barcelonës është mbrojtja. Katalanasit janë ekspertë në të dyja zonat, atë kundërshtare dhe në atë që mbron portieri Ter Shtegen. Në Kupë, kampionat dhe në Champions, Barcelona ka pësuar 17 gola duke qenë kështu mbrojtja më e mirë në Europë.

Barca

Në 45 ndeshje ka arritur ta mbajë portën të paprekur 28 herë. Juventusi ka pësuar 20 gola në këtë sezon dhe është mbrojtja e dytë më e mirë në Europë, ndërsa Atletiko 23. Këto statistika sigurisht që trembin Antonio Konten, por ai e ka një plan për të “pushtuar” Barcelonën dhe për të treguar se është një nga më të mirët në botë.

Përgatiti: GENTJAN ALINANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"