Kastriotit i kthehen tre lojtarë për Tiranën, por mbrojtësi bllokohet në Nigeri. Ja arsyeja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2021 | 21:12

Kastriotit i kthehen tre lojtarë për Tiranën, por mbrojtësi bllokohet në Nigeri. Ja arsyeja

Kastrioti vijon të ketë largime, bëhet fjalë kryesisht për lojtarët që nuk kanë pasur hapësira në ekipin e parë. Pas portierit Abibi dhe Karakaçit që kishte thjesht dokumentacionin në Krujë, lista e largimeve është pasuar me Plakun, Pujën, Bashën, si dhe sulmuesin e huazuar te Besëlidhja, Redon Danaj. Dje listës së largimeve i është shtuar edhe qendërmbrojtësi Realf Zhivanaj, i cili nuk gjeti hapësira në ekipin e parë dhe luajti shumicën e ndeshjeve tek ekipi U-21.

Festa e Kastriotit

Me “divorcin” e Zhivanajt, shkon në 7 numri i lojtarëve që mbyllin bashkëpunimin me krutanët dhe në këtë situatë lind nevoja për të plotësuar vendet bosh. Sa u takon afrimeve, deri më tani pjesë e Kastriotit janë bërë Shyqyri Xhepa, Joan Çela dhe Arlis Shala. Ndërsa futbollisti turk që ishte në provë, nuk ka arritur të bind stafin.

SITUATA – Kastrioti luan të shtunën një transfertë delikate me Tiranën, por te krutanët ka pasur disa rikthime me peshë që kanë munguar në dy ndeshjet e fundit. Kësisoj, Patrik Bardhi, Ermir Rezi dhe Henri Okebugu gjatë këtyre ditëve janë stërvitur me grupin, duke qenë në dispozicion të stafit teknik për fundjavën. Mbrojtësi Lukman Husein mungon këtë javë, pasi i ka skaduar pasaporta, ndaj ndodhet në Nigeri për t’u pajisur me letërnjoftimin e ri. Nigeriani pritet të kthehet në ditët në vijim, por për Tiranën nuk do të jetë në dispozicion të stafit teknik. Edhe Spartak Ajazi vijon të jetë ende i dëmtuar.

BUJAR BALLIU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"