Kastrioti, zbardhet lista e futbollistëve që do të udhëtojnë për në fazën përgatitore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2017 | 14:04

Kastrioti, zbardhet lista e futbollistëve që do të udhëtojnë për në fazën përgatitore

Tri ndeshje miqësore të zhvilluara deri më tani dhe tri rezultate të ndryshme. Në të tria këto takime, tekniku Nikaj ka provuar formacion të ndryshëm nga njëri-tjetri, por me sa duket skema e përdorur në miqësoren ndaj Laçit rezultoi më efikasja dhe me shumë gjasa do të jetë më e mundshmja që do të përdoret në kampionatin e ardhshëm.

kastrioti

E shtuna ishte dita e fundit e përgatitjeve në Krujë, pasi sot skuadra pritet të udhëtojë drejt Pukës, aty ku do të kryhet një fazë intensive përgatitore. Menjëherë pas ndeshjes së të shtunës, nigeriani Lukman Husein ka nënshkruar një kontratë bashkëpunimi 1-vjeçare me krutanët, duke e kaluar me sukses testin trejavor të provës.

Dritmir Beci, i cili pak ditë më parë u prezantua si një afrim në radhët e krutanëve, nuk do të jetë më pjesë e Kastriotit. Nuk dihet ende arsyeja se përse është larguar lojtari në fjalë, por burime pranë klubit bëjnë me dije që futbollisti dhe klubi e kanë shkëputur marrëveshjen me konsensus.

lista kastrioti

Sa i takon merkatos, krutanët pritet të kryejnë dhe 2-3 afrime cilësore që të bëjnë diferencën, ku kontaktet me disa futbollistë nga Superiorja nuk mungojnë dhe nëse ka dakordësi, lojtarët pritet që t’i bashkohen skuadrës në Pukë.

LIRIDON PASHA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"