Kastrioti vihet në lëvizje, kërkohet një zëvendësues i kapitenit që kaloi te Flamurtari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2022 | 10:29

Kastrioti vihet në lëvizje, kërkohet një zëvendësues i kapitenit që kaloi te Flamurtari

Kastrioti është vënë në lëvizje dhe pas largimit të kapitenit Sokol Neziri po kërkohet për një mbrojtës të djathtë.

kastrioti (1)

Gjasat janë që fillimisht të kërkohet një zëvendësues në këtë pozicion nga ekipet e Superiores, por si alternativë është edhe bërja e një oferte për rinovim me mbrojtësin e djathtë, Lukman Husein, të cilit i ka përfunduar kontrata dhe ende nuk ka rinovuar me krutanët.

Kastrioti në këtë periudhë merkatoje verore ka njohur vetëm largime, teksa deri më tani janë larguar Kaina, Hajdëraj, Zetuna, Basha, Vata dhe së fundmi kapiteni Neziri.

Këto largime në masë kanë vënë në lëvizje stafin teknik, i cili deri më 4 korrik pritet që t’i ketë përfunduar rinovimet me lojtarët e mbetur.

Sipas planeve të merkatos, krutanët synojnë që afrimet e reja të jenë lojtarë cilësorë, në mënyrë që të ndërtohet një ekip i denjë për Superioren.

Ndërkohë, është konfirmuar së fundmi edhe largimi i Blendi Bahollit nga detyra e trajnerit të portierëve të Kastriotit.

Prej disa ditësh përgatitësi i portierëve i është bashkuar skuadrës së Laçit në Pogradec, ku kurbinasit po kryejnë fazën përgatitore. Te Laçi Baholli zëvendëson Kujtim Shtamën.

BUJAR BALLIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"