Kastrioti, vetëm me 20 lojtarë në Ohër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 27, 2019 | 14:37

Kastrioti, vetëm me 20 lojtarë në Ohër

Kastrioti ka udhëtuar ditën e diel drejt Maqedonisë së Veriut, për t’u stërvitur për afro 15 ditë në qytetin e Ohrit.

kastrioti

Stafi teknik, me në krye trajnerin Ramadan Ndreu, ka në dispozicion vetëm 20 lojtarë, madje një pjesë e tyre i është bashkuar skuadrës pasi ajo kishte shkuar në Ohër, siç janë portieri Çekrezi dhe dy nigerianët Hysein dhe Okebugu. Krutanët presin edhe lojtarë të tjerë në ditët në vazhdim, ndërkohë që duhet thënë se tre prej atyre që janë aktualisht në fazë, ende nuk kanë firmosur kontratën përkatëse me Kastriotin.

Gjatë përgatitjeve në Ohër, skuadra krutane do të zhvillojë edhe disa ndeshje miqësore, ku e para është ajo me Flamurtarin e Ladorishtit, një ekip që militon në Ligën e Parë të vendit fqinj. Kjo miqësore do të zhvillohet nesër, në orën 17:30. Gazeta mëson gjithashtu se në stërvitje me Kastriotin janë bashkuar edhe dy lojtarë nga kampionati maqedonas, por ende nuk ka informacion të detajuar për ta, nëse janë në provë apo janë përforcime. Krutanët kanë nevojë për lojtarë me kualitet, pasi ditët e fundit kanë humbur edhe mesfushorin shkodran Ersil Ymeri.

Lista e lojtarëve që ndodhen në Ohër

Çekrezi, Puja, Selmani, Çela, Sefgjini, Rami, Neziri, Okebugu, Hysein, Marku, Mehmeti, Basha, Bardhi, Pepa, Xheka, Daci, Rosaj, Ndreu, Haka, Kopaçi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"