Kastrioti tripletë dhe kampion dimri, Ndreu: S’ka mbaruar asgjë, do forcohemi në janar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 22, 2019 | 9:12

Kastrioti tripletë dhe kampion dimri, Ndreu: S’ka mbaruar asgjë, do forcohemi në janar

Kastrioti bën detyrën ndaj Veleçikut, duke fituar me shifrat 3-0 në përballjen e zhvilluar në stadiumin “Redi Maloku”. 


Kastrioti

Krutanët i kanë bërë një mbyllje dinjitoze pjesës së parë të kampionatit, pasi me fitoren e djeshme kanë thelluar edhe më tepër distancën me rivalët për ngjitjen në Superiore. Tashmë Kastrioti i trajnerit Ramadan Ndreu e sheh veten +7 pikë më tepër nga Besëlidhja. Në sfidën ndaj Veleçikut, goli i parë u shënua nga kapiteni Çela. Ndërsa dy golat e tjerë u realizuan në pjesën e dytë nga Spartak Ajazi dhe Klejdi Daci.

TRAJNERI – Trajneri i Kastriotit, Ramadan Ndreu, nuk e fshehu kënaqësinë e mbylljes së një pjese të parë të sezonit mjaft të suksesshme.

Në bisedën për “Panorama Sport”, ai deklaroi se tashmë skuadra do të bëjë edhe dy-tri përforcime në janar, për të mos e diskutuar ngjitjen në Superiore. “Ishte një gjysmë kampionati e vështirë. E kemi deklaruar që në fillim se ky grup ka skuadra të mira, që pretendojnë për të qenë në krye. Fatmirësisht dolëm ne të parët. Besoj që e kemi merituar kreun e tabelës, pasi kemi bërë një hap shumë të rëndësishëm me këtë fitore ndaj Veleçikut.ramadan ndreu

Por, nuk ka mbaruar asgjë. Kemi edhe gjysmën e kampionatit përpara, që duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Do të mundohemi të përforcohemi me dytre elementë që ta forcojmë grupin, jo se këta që kemi nuk kanë treguar nivel, por gjithsesi duhet të përgatitemi fundja për lojtarë të cilët premtojnë edhe për të ardhmen”, deklaroi Ndreu.

BUJAR BALLIU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"