Kastrioti tenton kthesën përballë Erzenit, sulmuesi i sapoardhur shtyn debutimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 7, 2023 | 9:52

Kastrioti tenton kthesën përballë Erzenit, sulmuesi i sapoardhur shtyn debutimin

Kastrioti luan sot në orën 13:00 në stadiumin e Kamzës ndaj Erzenit, me synimin e vetëm, rikthimin te tri pikët. Trajneri Ardian Mema ka punuar shumë me skuadrën në aspektin psikologjik së fundmi. Seancat stërvitore janë zhvilluar më shumë në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë-Krujës, në mënyrë që lojtarët të përgatiten në fushë me bar natyral.

kastrioti

Dje Mema ka pasur në dispozicion të gjithë lojtarët, me përjashtim të Martin Prenkoçeviçit, i cili është drejt riaftësimit pas dëmtimit, por gjasat janë që ta nisë nga stoli.

Nga ana tjetër, sulmuesi nga Mozambiku, Arturo Rexhinaldo, ende nuk i është bashkuar grupit dhe s’do të jetë i gatshëm as për takimin e sotëm.

Trajneri Mema ka punuar shumë faktikisht në seancën e fundit me lojtarët që pritet të jenë titullarë ndaj Erzenit. Risia e formacionit këtë herë pritet të jetë sulmuesi i krahut, Redon Mihana.

Ky i fundit iu bashkua skuadrës pas aktivizimit me Egnatian në pjesën e parë të këtij sezoni. Duke parë cilësitë e lojtarit me origjinë nga Mamurrasi, stafi teknik i krutanëve ka shumë besim se ai do të kapë formën më të mirë dhe do të jetë një ndihmë e madhe për ofensivën, bashkë me Rexhinaldon.

Ndërkohë, tri pikët sot ndaj Erzenit shihen si detyrim për Kastriotin.

6

SHKËLQIM HASANI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"