Kastrioti rikthehet në “shtëpi”, tenton 2 futbollistë cilësorë nga kampionati ynë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 7, 2018 | 20:21

Kastrioti rikthehet në “shtëpi”, tenton 2 futbollistë cilësorë nga kampionati ynë

Pas minifazës në Bullgari, Kastrioti do të mbërrijë sot në Shqipëri, ndërsa prej ditës së nesërme e deri ditën e shtunë do të qëndrojë e grumbulluar në Krujë. Të shtunën është programuar ndeshja e fundit miqësore përpara startit të kampionatit, me Ilirinë, takim që do të luhet në “shtëpinë” e re të krutanëve në “Redi Maloku”.

Kastrioti

Pavarësisht se deri tani krutanët nuk kanë marrë asnjë fitore në miqësore, nga ajo çka stafi teknik ka vënë re është se skuadra ka realizuar paraqitje të mira, duke funksionuar mirë, me lojtarët që kryesisht i kanë zbatuar detyrat e dhëna nga trajneri. Kjo miqësore do të jetë edhe prova gjenerale përpara startit të kampionatit, të cilin krutanët e nisin në transfertë ndaj Luftëtarit, por edhe ambientimi me “shtëpinë e re” të rikonstruktuar së fundmi.

MERKATO – Në Krujë e kanë të qartë se pa 2-3 afrime cilësore, do ishte e vështirë të arriheshin objektivat, e për këtë arsye stafi teknik është hedhur në “sulm” për të gjetur këto lojtarë. Madje, me dy futbollistë është arritur akordi dhe, me të mbërritur skuadra në Krujë, do të bëhet edhe prezantimi i tyre, ndonëse emrat vijojnë të mbeten enigmë. Sakaq, informacionet e fundit flasin për afrim të mundshëm te krutanët të Alfred Zefit dhe Realdo Filit. Por, ky lajm i qarkulluar gjatë ditës së djeshme, nuk konfirmohet nga stafi teknik.

Bujar Balliu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"