Kastrioti reagon për ndryshimet në Superiore: Jemi para Besës dhe Dinamos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2019 | 20:00

Kastrioti reagon për ndryshimet në Superiore: Jemi para Besës dhe Dinamos

Klubi i Kastriotit, me anë të një deklarate për mediat, është shprehur në lidhje me ndryshimet e mundshme në Superiore.

 

67814520_2302978306485040_4803051447396597760_nKlubi krutan në “Facebook”, mbron idenë se nëse Skënderbeu dhe Luftëtari, përjashtohen nga kampionati, skuadra që duhet të përfitojë së pari është Kastrioti, duke u bazuar në renditjen e sezonit që lamë pas.

Kastrioti shprehet se nuk duhet të jenë Besa dhe Dinamo që të ngjiten, duke sjellë kështu një shembull nga futbolli italian.

DEKLARATË E KLUBIT KASTRIOTI NË LIDHJE ME NDRYSHIMET E MUNDSHME NË SUPERIORE

Ditët e fundit ka nisur të qarkullojë lirisht ideja e përjashtimit nga kampionati të Skënderbeut (për shkak të dënimit nga UEFA) dhe të Luftëtarit (në kaos financiar). Përtej debatit se pse nuk është në një situatë me Luftëtarin edhe Flamurtari, apo a do ta presë FSHF Gjykatën Federale në Zvicër, ajo që bie në sy është se po flitet për dy klube të tjerë, Besa e Dinamo, që duhet të ngjiten në Superiore duke “fituar në tavolinë”. Ndërkaq, askush nuk e merr parasysh faktin që Superiorja kishte një renditje sezonin e fundit dhe në bazë të saj, nëse një klub përjashtohet, përfiton ai i rendituri poshtë saj, në rastin tonë Kastrioti. Askush nuk e di realisht se ku do bazohej kthimi i Dinamos dhe Besës në Superiore, por nëse shohim në gjithë botën, në raste të tilla përfitojnë ekipet e rëna nga kategoria. Një shembull? Para pak javësh Palermo falimentoi dhe u dënua me zbritje nga kategoria. Vendin e skuadrës siçiliane në Serinë B e mori Venezia, që ra nga Seria B pas humbjes në finale play-off kundër Salernitanas. A nuk është e njëjta situatë? Kastrioti është skuadra e vendit të nëntë dhe merr vendin e një prej ekipeve të dënuara, ndërsa më pas vendos FSHF për mënyrën si do përcaktohet ekipi që merr vendin e ekipit të dytë, sepse Kamza është dënuar me kohë. Edhe për kupat e Europës, kur doli Skënderbeu i dyti dhe kur u konfirmua që Flamurtari nuk shkonte dot në Europa League, skuadrat poshtë tyre në renditje përfitonin, jo Dinamo e Besa.

ks kastrioti

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"