Kastrioti pret disa lojtarë, ja me cilët po negociohet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 13, 2018 | 19:20

Kastrioti pret disa lojtarë, ja me cilët po negociohet

Kastrioti rikthehet sot në fushë për fillimin e përgatitjeve për ndeshjen e parë të kampionatit, atë ndaj Luftëtarit. Krutanët zhvilluan të shtunën miqësoren e fundit përpara përballjes me gjirokastritët, teksa mposhtën Ilirinë me rezultatin 3-1.

kastrioti

Formacioni që luajti pjesën e parë dukshëm tregoi një nivel të kënaqshëm loje, por, sipas stafit teknik, edhe pse u arrit një fitore bindëse, loja e skuadrës ka nevojë për përmirësim dhe gjatë kësaj jave përgatitore shpresohet të rregullohet gjithçka. Sa i takon markatos, krutanët ende nuk e kanë mbyllur me afrimet, pasi janë në pritje të disa futbollistëve, të cilëve u kanë bërë ofertat dhe janë në pritje të përgjigjes së tyre.

Kehinde Ouoeye, Valon Et’hemi, Realdo Fili dhe portieri Shpëtim Moçka janë emrat që kanë qarkulluar prej ditësh në kampin krutan si lojtarët më të mundshëm për t’iu bashkuar skuadrës në vazhdim. Mirëpo, ende nuk ka asnjë informacion nga zyrtarët e klubit se në ç’fazë janë negociatat mes palëve. Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që të kemi edhe ndonjë lëvizje surprizë, pasi krutanët po tregohen mjaft “hermetikë” sa i takon emrave, të cilët synohen të afrohen në skuadër. Bujar Balliu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"