Kastrioti pranë akordit me trajnerin e ri, klubi hedh “grepat” te Shpresat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 11, 2019 | 16:49

Kastrioti pranë akordit me trajnerin e ri, klubi hedh “grepat” te Shpresat

Kastrioti shumë shpejt do të zyrtarizojë trajnerin e ri. Gjasat janë që stoli t’i besohet Ramazan Ndreut, me të cilin është arritur edhe akordi paraprak. Krutanët do të synojnë rikthimin e shpejtë në Superiore, ndaj hapi i parë që do të ndërmerret është blindimi i grupit.

ndreu

Në të njëjtën kohë do të ndërhyhet për të plotësuar vendet që kanë lënë bosh lojtarët që u kanë përfunduar kontratat apo ata që do të shiten. Pavarësisht rivalitetit që ka Grupi A, në Krujë janë të bindur se do të jenë jo vetëm kandidatët kryesorë për t’u ngjitur, por edhe këtë sezon 2019- 2020 do të jenë ata fituesit e grupit, çka do të përkthehej në një rikthim të menjëhershëm në Superiore. Për këtë motiv kanë menduar që gjatë muajit korrik të mblidhen për nisjen e përgatitjeve.

kastrioti stervitje

Kampionati i fundit dëshmoi se strategjia e ndërmarrë nga klubi për të promovuar talentet e reja rezultoi efikase. Ky projekt pritet të vazhdojë edhe në ardhmen, pasi aktualisht po vëzhgohen disa futbollistë të tillë që do t’i shërbenin klubit për vazhdimësinë.

kastrioti

Dyshja e talentuar e Kombëtares U-21, Bardhi-Shehu, pritet të shitet gjatë kësaj vere, ndërkohë që klubi ka hedhur “grepat” për zëvendësuesit e tyre. Madje, drejtori Gazmend Vogli ishte i pranishëm edhe në ndeshjen miqësore me Shqipëri-Uells për 21-vjeçarët, me mision vëzhgimin e ndonjë elementi cilësor. Kastrioti, krahas synimit të rikthimit në mesin e më të mirëve, kërkon të jetë edhe promotor i talenteve, që në të ardhmen t’i shërbejnë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"