Kastrioti pa “frena” në merkato, tenton edhe Filin e Zefin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2019 | 19:02

Kastrioti pa “frena” në merkato, tenton edhe Filin e Zefin

Kastrioti po tregon se do të jetë një ndër ekipet që do të pretendojë rikthimin në Superiore në sezonin e ardhshëm. Ditët e fundit krutanët kanë shtuar organikën me lojtarë me mjaft eksperiencë nga Superiorja, duke treguar qartazi synimet që kanë.

kastrioti

Pas zyrtarizimit të mesfushorit Xhulio Mehmeti, i pari që firmosi për krutanët, tri ditë më parë firmosi edhe ish-mesfushori i Kombëtares U21, Arbër Basha, ndërsa prej ditës së djeshme listës së të afruarve i është shtuar edhe mbrojtësi laçian, Taulant Sefgjini. Tri afrime të goditura deri më tani nga krutanët, të cilët nuk kanë ndërmend të ndalen dhe ditët në vazhdim pritet të bëjnë të tjera lëvizje të rëndësishme.

FILI – Një prej dëshirave të drejtuesve krutanë është edhe sulmuesi 23-vjeçar Realdo Fili, i cili e mbylli sezonin e fundit me Luftëtarin. Fili ka qenë një nga dëshirat e stafit teknik edhe në sezonin e shkuar, por marrëveshja nuk u arrit asokohe. Krutanët e kanë kontaktuar sulmuesin fierak dhe gjasat janë që ai të zbarkojë në Krujë, por më parë duhet të arrijë akordin me drejtuesit e Kastriotit.

hasani fili

ZEFI – Një emër tjetër që ka qarkulluar së fundmi në ambientin sportiv krutan është ai i mesfushorit 27- vjeçar, Alfred Zefi. Mesfushori e mbylli sezonin e fundit me Bylisin, që u ngjit në Superiore. Krutanët kanë shfaqur interes për shërbimet e mesfushorit dhe mes palëve kanë nisur kontaktet e para. Burime brenda klubit bëjnë me dije se negociatat janë në fazën fillestare dhe ditët në vijim pritet të ketë diçka më konkrete. Krahas këtyre dy lojtarëve, krutanët do të synojnë të tjera afrime cilësore mes tyre edhe të një portieri.

zEFI

SELMANI – Adolf Selmani i është bashkuar dje skuadrës në stërvitje, pas një periudhe përgatitjesh tek ekipi i Laçit. Qendërmbrojtësi, për të mos qëndruar pa stërvitje, iu bashkua për disa kohë kurbinasve, ndërsa tashmë është rikthyer nën urdhrat e trajnerit Ramadan Ndreu.

MIQËSORJA – Të shtunën Kastrioti ka programuar një tjetër miqësore, që do të jetë e katërta gjatë kësaj faze përgatitore. Ndeshja miqësore është programuar të luhet përballë skuadrës së Ilirisë.

Bujar Rama – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"