Kastrioti nuk vonohet, ja cili do të jetë trajneri i ri për Superioren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2018 | 23:31

Kastrioti nuk vonohet, ja cili do të jetë trajneri i ri për Superioren

Nuk ka më dilema, Elvis Plori është trajneri i ri i Kastriotit. 39-vjeçari shkodran është takuar dje me drejtuesit e klubit krutan dhe ka rënë dakord për të drejtuar Kastriotin në Superiore. Kjo është hera e dytë që Plori vendoset në krye të krutanëve.

elvis plori

Në sezonin 2015-2016 ai drejtoi Kastriotin deri në fund në Kategorinë e Parë, por në atë kampionat ishte Korabi që fitoi të drejtën e hyrjes në Superiore. Tashmë, nuk kalojnë shumë kohë dhe shkodrani rikthehet të drejtoj krutanët me një mision tjetër. Lajmin për emërimin e Plorit e kanë zyrtarisht për “Panorama Sport” drejtuesit e klubit

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"