Kastrioti nis projektin “Superiore”, ja lojtarët që priten për stërvitjen e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 24, 2018 | 11:01

Kastrioti nis projektin “Superiore”, ja lojtarët që priten për stërvitjen e parë

Kastrioti nis zyrtarisht projektin “Superiore”. Krutanët do të zbresin nesër në orën 17:00 në kompleksin e ekipeve kombëtare në Kamzë, për të startuar përgatitjet e sezonit 2018- 2019. Shanset janë që jo të gjithë futbollistët do të jenë të pranishëm, e sidomos kur dihet që jo të gjithë kanë zgjatur kontrata dhe të paktë janë ata që janë konfirmuar si afrime.

Kastrioti

Nuk përjashtohet mundësia e surprizave të mëdha, ndërsa në fokus janë edhe futbollistët që mbyllën sezonin. Vetëm një pjesë e tyre janë njoftuar për rinovim të kontratës, ndërsa të tjerët do të jenë në vëzhgim gjatë kësaj periudhe, të paktën kështu kanë thënë drejtuesit e skuadrës krutane pak ditë më parë. Krahas nisjes së punës, kjo javë do të shoqërohet edhe me zyrtarizime. I pari që pritet që të prezantohet është pikërisht trajneri Elvis Plori, por edhe lojtarët, të cilët do të përforcojnë Kastriotin në elitë.

Capture

Gazeta u sjell një listë paraprake me futbollistët që janë në planet e krutanëve për sezonin e ri, megjithatë ky grup do të zgjerohet me futbollistë të tjerë që do të shtohen në ditët në vazhdim. Kujtojmë që klubi parimisht ka arritur akordin me Mitshel, Françisko e Atsina. Por, sigurisht që nuk do të jenë të vetmit. Klubi po operon prej kohësh në merkato, për të krijuar një ekip të fortë. Objektivi është i qartë, nuk duhet të diskutohet qëndrimi në këtë kategori.

Liridon Pasha

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"