Kastrioti nis përgatitjet me analizë dhe “fytyra” të reja, vjen edhe portieri Varfi

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Shtator 4, 2018 | 19:35

Kastrioti nis përgatitjet me analizë dhe “fytyra” të reja, vjen edhe portieri Varfi

Kastrioti u është rikthyer ditën e djeshme seancave stërvitore në stadiumin e qytetit të Krujës. Përgatitjet e para të kësaj jave kanë nisur me një analizë të thellë të ndeshjes ndaj Partizanit, ndërsa pas saj skuadra ka vazhduar normalisht stërvitjen.

kastrioti

Me grupin janë bashkuar në seancën e pasdites së djeshme edhe afrimet e fundit të merkatos, mesfushori Henri i huazuar nga Partizani, si edhe portieri Leonid Varfi, i cili vjen në Krujë pas një aventure në Gjermani. Portieri është federuar në limitet e merkatos mbrëmjen e 31 gushtit. Sakaq, duke përfituar edhe nga pauza e kampionatit, stafi teknik ka planifikuar që gjatë ditëve në vazhdim të zhvillojnë një minifazë disaditore në Krujë, në mënyrë që afrimet e reja të përshtaten sa më shumë me njëri-tjetrin.

Krutanët do të luajnë fillimisht në Kupë ndaj Korabit, ndërsa në javën e katërt do të luajnë sërish në transfertë ndaj Kamzës. Pa dyshim që skuadra e trajnerit Elvis Plori do të kërkojë një tjetër paraqitje në këto dy transferta, ku pa dyshim rëndësi ka sfida e kampionatit me Kamzën, pasi në këtë veprimtari është edhe objektivi kryesor. Referuar renditjes, Kamza konsiderohet një rival direkt për Kastriotin, ndaj edhe pika mund të vlejë në transfertë.

Bujar Balliu






www.minuta90.com