Kastrioti nis merkaton, akord me dy lojtarë të huaj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2018 | 21:21

Kastrioti nis merkaton, akord me dy lojtarë të huaj

Kastrioti ka nisur prej ditësh merkaton dhe po punon fort për të afruar në skuadër lojtarë cilësorë që do t’i bënin punë në sezonin e ri. Shumë kontakte gjatë këtyre ditëve, kanë bërë që krutanët të arrijnë që të bindin dy futbollistë që të veshin fanellën e Kastriotit në sezonin e ardhshëm.xheferson

“Panorama Sport” ka mësuar nëpërmjet drejtorit teknik Gazmend Vogli për arritjen e akordit me dy futbollistë të huaj. Bëhet fjalë për dy mesfushorë, ku njëri prej tyre është njohje e vjetër e kampionatit shqiptar, pikërisht braziliani Xheferson Françisko, i cili dy vite më parë ka qenë pjesë e Kukësit. Ndërsa lojtari tjetër është mesfushori me tipare sulmuese, Xhabari Antoni, që vjen nga Trindad Tabago.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"