Kastrioti në ritmet e “sambës”, sigurohen dy futbollistë brazilianë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 11, 2020 | 15:25

Kastrioti në ritmet e “sambës”, sigurohen dy futbollistë brazilianë

Kastrioti e ka shtyrë për të mërkurën (nesër) fillimin e përgatitjeve për sezonin e ri futbollistik. E ndërsa programi për kthimin në fushë është shtyrë, klubi e ka shfrytëzuar këtë periudhë për të punuar për afrimet e nevojshme në skuadër. Paraprakisht, një ndër emrat që pritet t’u bashkohet krutanëve është Eni Imami, por me të ka vetëm një akord dhe jo firmë konkrete në kontratë. Gjë e cila me gjasë pritet që të vijë në ditët e ardhshme.
kastrioti
AFRIMET – Sakaq, janë mësuar edhe identitetet e dy brazilianëve të përfolur prej ditësh. Nga dje, ato janë dy afrimet më të reja të Kastriotit, pasi kanë hedhur edhe firmën në kontratë. Nga sa bëhet me dije, dy brazilianët kanë nënshkruar për dy sezonet e ardhshme. Bëhet fjalë për Agnaldo Moraes, mesfushor 26-vjeçar dhe Devid De Silva, sulmues në moshën 24-vjeçare. Të dy lojtarët kanë firmosur një kontratë dyvjeçare me Kastriotin dhe pritet që të mbërrijnë në vendin tonë para se ekipi të niset për të kryer fazën përgatitore.
401173_med__20170417184337_agnaldo
MESFUSHORI – Agnaldo Moraes ka një CV mjaft të pasur, pasi ka luajtur në Europë me ekipe të njohura si Molde në Norvegji dhe Rops në Finlandë. Te kjo e fundit ishte në aktivitet deri para pandemisë. Gjithashtu është aktivizuar edhe me Vila Novo dhe Desportivon në Brazil.

SULMUESI – Lojtari tjetër, Devid de Silva është gjithashtu interesant i cili luan në pozicionin e sulmuesit. Devid ka luajtur kryesisht në Serinë B të Brazilit me skuadra si: Foz do Iguaçu, Londrina, Avai dhe Çatuense. Ajo që bie në sy te sulmuesi është gjatësia e tij, 190 centimetra. Sa u takon rinovimeve, ende nuk ka asnjë lëvizje.

BUJAR BALLIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"