Kastrioti në kërkim të lojtarëve me eksperiencë, dalin në skenë 2 emra të njohur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 10, 2018 | 19:25

Kastrioti në kërkim të lojtarëve me eksperiencë, dalin në skenë 2 emra të njohur

Kastrioti i Krujës u rikthye në elitë aty ku ndër vite ka krijuar emrin e vet me paraqitjet e bëra. Në këtë sezon krutanët kërkojnë të përsërisin kohët e shkuara kur nuk diskutohej mbijetesa. Megjithatë, puna për ndërtimin e skuadrës se re ka ditë që ka filluar, pasi krutanët e nisën me pankinën, post të cilin ia besuan shkodranit Elvis Plori.

elvis plori

Fill pas trajnerit u konfirmua edhe stafi teknik, por edhe nisën rinovimet me disa prej titullarëve. Por vetëm kaq, pasi sa u takon afrimeve, ende krutanët janë në “vendnumëro” dhe nuk ka asnjë zyrtarizim. Prej disa ditësh janë lakuar disa emra, por stafi teknik ka vendosur të mos japë shumë detaje dhe të gjitha afrimet sipas tyre do të publikohen në momentin e duhur, pra, kur gjithçka të jetë mbyllur.

Kastrioti

Megjithatë, pavarësisht kësaj me apo pa dashje, emrat e Plakut, Cetkoviç, dhe Kehindes qarkullojnë prej ditësh dhe nuk dihet ende në ç’fazë janë bisedimet mes palëve. Sakaq, ditën e djeshme ka dalë në skenë edhe emri i sulmuesit shkodran Arsid Kruja, i cili ka një karrierë të gjatë me Vllazninë, ndërsa sezonin e fundit ishte pjesë e Teutës. Por edhe emri i mesfushorit të Skënderbeut Argjend Malaj, i cili sezonin e fundit ishte i huazuar te Kamza dhe që prej ditës së djeshme lakohet që po negocion me krutanët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"