Kastrioti ndryshon strategji, ja plani i krutanëve për merkaton

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 13, 2019 | 23:30

Kastrioti ndryshon strategji, ja plani i krutanëve për merkaton

Ditët e fundit kanë qenë të qeta në kampin e Kastriotit. Për të nisur puna për sezonin e ri, fillimisht duhet të zyrtarizohet “timonieri” që do të udhëheqë skuadrën gjatë këtij sezoni me misionin e rikthimit në Superiore.

kastrioti

Fundi i kësaj jave është lënë si afat për prezantimin e trajnerit të ri dhe fill pas tij do të nisë edhe për merkaton. Afrimet priten mjaft cilësore, në mënyrë që të mos ndihen largimet e bëra dhe rikthimi në elitë të jetë sa më i shpejtë. Strategjia që do të ndjekë klubi gjatë këtij sezoni, por dhe në vazhdim, do të ketë në fokus kryesisht lojtarët me eksperiencë vendës dhe ata të rinj të talentuar, ndërsa gradualisht numri i të huajve do të vijë në reduktim.

Ashtu siç ka ndodhur edhe gjatë kampionatit që sapo u mbyll. Nëse në fazën e parë, Kastrioti kishte një numër të konsiderueshëm futbollistësh të huaj, plot dhjetë të tillë, gjatë fazës së dytë, ky numër u ul në vetëm pesë. Ndaj, gjasat janë që në Kategorinë e Parë të pakësohen sërish pas përfundimit të huazimit të Roxher Xhunior.

kastrioti stervitje

Zhvillimet që do të sjellë fundjava pritet që të zbulojnë edhe më shumë mbi planet që krutanët do të kenë, nisjen e përgatitjeve, apo edhe fazën përgatitore. Kastrioti është ndër të paktat ekipe në Kategorinë e Parë që zhvillon fazë përgatitore, gjë e cila ka ndodhur edhe kur skuadra nuk ka pasur objektiva. Ndërsa ky sezon pritet që të jetë i nxehtë, gjasat janë që përgatitjet të nisin rreth mesit të muajit të ardhshëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"