Kastrioti mposht Erzenin, krutanët kapin vendin e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2019 | 14:45

Kastrioti mposht Erzenin, krutanët kapin vendin e parë

Kastrioti ka mundur me rezultatin e pastër 2-0 Erzenin, në ndeshjen e vlefshme për javën e 8-të, në Grupin A, të Kategorisë së Parë.
76944085_560614114714265_7716473063017021440_n

Pjesa e parë ka përfunduar në një barazim pa gola dhe me shumë ndërprerje, por e dyta nisi direkt me gol.

Krutanët kanë arritur të shënojnë të dy golat në pjesën e dytë me anë të Dacit dhe Bashës. I pari gjeti rrugën e rrejtës në minutën e 46-të, ndërsa i dyti në të 85-tën.

Me këtë fitore skuadra e Kastriotit ka shkuar në kuotën e 18 pikëve në vendin e parë. Ndërsa Erzeni ka mbetur në vendin e katërt me 11 pikë.

Kastrioti-Erzeni 2-0

(Daci 46′, Basha 85′ )

 PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"