Kastrioti me plan të qartë për Superioren, 3 lojtarë hedhin firmën në kontratë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2020 | 13:37

Kastrioti me plan të qartë për Superioren, 3 lojtarë hedhin firmën në kontratë

Kastrioti ia doli të sigurojë ngjitjen në Kategorinë Superiore dhe nuk duan të jenë thjesht kalimtarë aty.

Kastrioti

Në këtë situatë, drejtuesit krutanë po punojnë për përforcimin e skuadrës me lojtarë që e njohin mirë kampionatin. Megjithatë përveç transferimeve, në klub po punohet edhe për rinovimin me lojtarët më të mirë të skuadrës.

 

Ditën e sotme, Kastrioti nëpërmjet faqes zyrtare, njofton se ka rinovuar kontratën edhe për një sezon me 3 lojtarë. Bëhet fjalë për mbrojtësit, Emiliano Çela dhe Lukman Husein dhe për mesfushorin Rei Nuriu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"